Toyota tërheq edhe 110 mijë automobila

Prodhuesi më i madh i automobilave në botë, kompania japoneze Toyota, është e detyruar të tërheq nga tregu më shumë se 110 mijë automobila hibrid për shkak të problemeve rreth furnizimit me energji.
Saktësisht tërhiqen automjetet e tipit Highlander dhe Lexus RX400h , të cilët janë shitur në tërë botën, njofton BBC. Për shkak të problemeve me rrymën, automobili mund të ndalet papritur, thuhet në komunikatën e kompanisë.
Kompania Toyota në 18 muajt e fundit ka tërhequr gati 12 milionë automjete. Të fundit kryesisht kanë të bëjnë me tregjet në SHBA, Japoni dhe në Evropë, pro një pjesë e automobilave gjinden edhe në Kanada, Australi dhe në Korenë e Jugut.
Tërheqja e re e automobilave është edhe një goditje tjetër për reputacionin e kompanisë.
Në kohën e fundit po vihet në pyetje cilësia e tyre, pro prodhuesi japonez po mundohet të bind blerësit se është duke bërë të pamundurën që secili problem të çrrënjoset tërësisht. (telegrafi.com)




No comments:

Post a Comment