Cameron: Britania mund të jetë “Greqia” e radhës

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, paralajmëron se vendi i tij mund të përballet me situatë të ngjashme me Greqinë, në qoftë se borxhi nuk mbahet nën kontroll. “Shumë prej jush kanë parë në TV atë që po ndodh në Greqi. Ne kemi trashëguar një situatë të paqëndrueshme ekonomike. Këtë vit, ne kemi marrë më shumë borxh se sa Greqia”,është shprehur Cameron.

Ai ka bërë thirrje për marrjen e situatës financiare nën kontroll dhe që të mos pritet që “punët” të rregullohen nga FMN-ja.(gazetaexpress.com)




No comments:

Post a Comment