Ministri i Jashtëm izraelit: Njohim Kosovën pas Spanjës e Greqisë. Disa aktivistë paralajmërojnë protestë pro Palestinës

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Liberman ndodhet për një vizitë në Tiranë. I pyetur nga mediat, ai ka deklaruar se vendi i tij do e njohë Kosovën pasi këtë gjë ta bëjë Spanja e Greqia, që e refuzojnë në mënyrë kategorike njohjen. “Nga shteti i Izraelit kjo është një çështje sensitive për shumë arsye, prandaj shkurt do të thoja që ne do ta njohim atë pasi të jetë njohur në fillim nga Spanja, Greqia, Qipro, pra, më lejoni të theksoj edhe një herë që kjo është një çështje shumë e ndjeshme, për më tepër në rajonin tonë shpërthyes. Por gjithsesi, unë mendoj se këto probleme mund të zgjidhen në mënyrë paqësore,” tha Liberman. Ai ndodhet në Tiranë në një vizitë, që thuhet se ka si qëllim kryesor të marrë një votë kundër të Shqipërisë ndaj Palestinës që do aplikojë për anëtarësim në OKB. Nesër do ketë takime me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, ndërsa një grup aktivistësh thonë se do mbajnë një protestë pro shtetit të Palestinës.







(www.gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment