Sikorski: Puna në Ballkan nuk ka përfunduar.

Gjatë qëndrimit në Varshavë, presidenti amerikan, Barack Obama, pati thënë se Polonia duhet të shërbejë si një shembull për demokracitë e reja në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore. Prandaj, shtrohet pyetja se a do të jetë kjo njëra nga çështjet e presidencës së Polonisë në BE?

“Po, do të jetë. Unë e kam vizituar Bengazin dhe kam biseduar me Këshillin transitor atje dhe zbulova se ajo, me të cilën do të ballafaqohen ata në Libi, nëse dhe kur ata do ta marrin autoritetin në Tripoli, është shumë e ngjashme me atë që cilën u ballafaquam ne para 22 vjetësh”, tha Radoslav Sikorski, ministër i Jashtëm i Polonisë.

Njëra nga çështjet aktuale gjatë presidencës së Polonisë në Bashkimin Evropian, që fillon më 1 korrik të këtij viti, do të jetë edhe politika e përbashkët e mbrojtjes evropiane dhe e sigurisë.

Duke folur për çështjen e zgjerimit të Bashkimit Evropian, Sikorski veçoi Kroacinë.
“Ne shpresojmë ta nënshkruajmë marrëveshjen për pranim me Kroacinë, pasi puna në Ballkan nuk ka përfunduar ende. Sa i përket zgjerimit të mëtejmë, mendoj se vendet që synojnë anëtarësim, do t’i kryejnë shumë punë shtëpiake, kështu që kur gatishmëria në Evropë të ndryshojë në favor të zgjerimit, ato do të jenë më të përgatitura se sa që janë sot”, theksoi Sikorski.

(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment