Integrimi, deputetët shqiptar në PE

Katërmbëdhjetë deputetë nga Kuvendi i Shqipërisë do të shkojnë në Parlamentin Europian në Strasburg, ku diskutohet për integrimin e vendit në BE. Qëllimi i vizitës është raundi i parë takimeve të Komitetit të Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe PE-së.

Në rendin e ditës do të jetë diskutimi mbi progres-raportin që do të miratohet në muajin tetor dhe përmbushja e 12 kërkesave që Komisioni Europian i ka parashtruar Shqipërisë si detyra për integrimin.

Delegacioni shqiptar përbëhet nga 7 përfaqësues të mazhorancës dhe 7 të opozitës. Pritet që përpos temës qëndrore të takimit, të diskutohet edhe për situatën pas zgjedhore në vend.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment