Rita Ora e dashuruar me Bruno Mars?

Pas thashethemeve për një histori dashurie mes Anxhela Martinit dhe Craig David, një tjetër shqiptare bëhet pjesë e showbiz-it me një histori të ngjashme.
Quhet Rita Ora, është fenomeni shqiptar e cila këndon nën markën e Jay Z, e përfolur së fundmi për një histori dashurie me këngëtarin Bruno Mars, transmeton Bluetooth.Çifti është filmuar kohë më parë duke kërcyer dhe duke u përqafuar në një klub nate në Londër. Videoja amatore e hedhur në YouTube krijoi një tymnajë thashethemesh mbi një histori dashurie mes dy artistëve.Mirëpo, ata jo vetëm që i panë në video bashkë, por nuk mjafton me kaq, pasi kanë shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit edhe në aeroport e restorant.

19-vjeçarja Rita Ora është më shumë e njohur në Shtetet e Bashkuara dhe në Angli për vokalin e saj magjepsës dhe për performancat e shkëlqyera që e kanë bërë këngëtaren e re të ngjisë shkallët e karrierës në mënyrë të vrullshme. Mendohet se Rita Ora është Beyonce re dhe shumë shpejt do të zëvendësojë Rihannën në tregun e muzikës komerciale.






(vipat.info)

No comments:

Post a Comment