Tragjik bilanci i viktimave nga përmbytjet në Kinë

Bilanci më i fundit i viktimave nga përmbytjet në rajonet qendrore dhe jugore të Kinës arriti sot në 175 vetë.
Ndërkohë burime qeveritare konfirmojnë se mbi 107 persona rezultojnë të zhdukur që prej një jave. Kryeministri Wen Jiabao bëri thirrje për dyfishimin e përpjekjeve të lehtësimit të situatës gjatë vizitës së tij në provincën Guangxi të goditur rëndë nga katastrofa.

Dramën e tyre jetojnë përditë mbi 1 milionë persona, të cilët janë evakuuar nga zonat e përmbytura të dhjetë provincave dhe rajoneve që prej 13 Qershorit.

Përmbytjet i dhanë fund thatësires më të të stërgjatur në gati gjysme shekulli që kishte goditur jugun e vendit.
Vërshimi i ujrave si pasojë e rreshje ve të shiut, me katastrofal në 56 vitet e fundit erdhi nje muaj pasi qeveria kineze e pranoi se diga ‘tre grykat’ , pjese e kompleksit me i madh hidroenergjetik ne bote, kishte probleme serioze dhe paralajmeroi per katastrofa të mundshme.

(albanews.gr)



No comments:

Post a Comment