Komplikohet kalimi i Sançez tek Barcelona

Kalimi i sulmuesit kilian të Udinezes tek Barcelona është komplikuar.
Kjo, pasi mesfushori i Barcelonës Jefren, i cili ishte parashikuar në operacionin e marrjes së Sançez, ka refuzuar që të transferohet tek Udineze. Drejtuesit e Barcelonës kishin rëndë dakord që t’i paguanin Udinezes 27 milionë euro dhe t’i jepnin mesfushorin e tyre të ri, Jefren. Ky i fundit ka refuzuar dhe tashmë Barcelona duhet të mendojë që t’i japë ndonjë lojtar tjetër Udinezes, ose të rrisë ofertën për të marrë kilianin Sançez, i cili kërkohet nga klubet më të rëndësishme në Europë.


(gazetatema.net)




No comments:

Post a Comment