Protesta kundër NATO-s në Beograd

Qindra serbë janë përleshur me policinë gjatë protestave të mbajtura në Beograd kundër konferencës së NATO-s, e cila i fillon punimet sot në Beograd.
Mediat serbe njoftojnë se janë arrestuar 8 persona, në dy protesta të ndara, për të kundërshtuar konferencën e NATO-s.
Protestuesit kanë brohoritur slogane kundër qeverisë së Serbisë dhe kanë mbajtur pano që denonconin aleancën ushtarake perëndimore.
Shumë serbë kundërshtojnë hapur NATO-n për shkak të fushatës së saj bombarduese të vitit 1999 në Kosovë, e cila i dha fund kontrollit të Serbisë mbi Kosovën.

(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment