OSBE: Turqia duhet të rrisë lirinë.

Zgjedhjet parlamentare në Turqi kanë qenë të organizuara mirë, por Ankaraja duhet të rrisë lirinë dhe forcojë dmeokracinë, kanë vlerësuar vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.

“Zgjedhjet në Turqi treguan pluralizëm, por Ankaraja duhet të bëjë përparime në lirinë e shprehjes dhe të lirojë mediat nga presioni politik’, thuhet në njoftimin e OSBE-së.
Delegacioni i OSBE-së, ka kritikuar edhe pragun parlamentar prej 10 për qind, që për disa parti të vogla praktikisht “është mision i pamundur”.
Në zgjedhjet e së dielës, ka fituar partia në pushtet e kryeministrit Rexhep Taip Erdogan.

(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment