Sulm kamikazi në një rajon policie në Irak.

Më shumë se 15 persona kanë mbetur të plagosur dhe 5 të tjerë kanë humbut jetën gjatë një sulm-kamikazi që ka shpërthyer brenda një makine duke shkaktuar 5 viktima në një kazermë policie në Basora të Irakut.
Atentatori kërkonte të fuste makinën e mbushur me eksplozivë në rajonin e policisë, por kur agjentët e kanë ndaluar ai është hedhur në erë.

Basra, një qytet port-strategjik, 450 km në jug të Bagdadit, konsiderohet si mushkria ekonomike e Irakut dhe kjo për shkak të depozitave të pasura të naftës.

Të shtënat dhe eksplozivët e rebelëve ditën e djeshme kanë shkaktuar vdekjen e 7 personave si dhe po të njëjtin fat tragjik kishin dhe katër policë./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment