Olli: Numërimi, transparent dhe i regjistruar

Zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli ka deklaruar se i gjithë proçesi i numërimit të votave nga KQZ është transparent dhe i regjistruar.
Ai ka theksuar se nga 1055 kuti të hapura deri tani, vetëm në një rast nuk ka pasur mospërputhje të të kodit të gjashtë, gjë që sipas tij, është normale.

“Deklaroj me pwrgjegjësi të plotë se deri në tani në 1055 kuti të hapura, nuk ka korresponduar me kodin e pestë vetëm një shifër nga gjashtë dhe është normale të ndodhë. Dëshiroj të theksoj se duke patur proçes-verbalet e tyre së bashku me kopjet e proçes-verbaleve, në çdo kohë dhe moment mund të provojnë se shifrat nuk përputhen. Gjithçka është transparente dhe e regjistruar”, theksoi Olli.

Ai ka theksuar se grupet e numërimit nuk kanë mundësi të prekin kodin e pestë.

“Grupet e numërimit nuk kanë mundësi të prekin kodin e pestë. Nëse kjo do kishte ndodhur, KZAZ-të respektive do e kishin shënuar në proçesverbal. Ligji nuk i lejon të prekin kodin e pestë”, theksoi Olli.

(top-channel.tv)



No comments:

Post a Comment