Berisha e dëboi FMN-në në 2008, përse e kthehu sërish?

Kryeministri Sali Berisha dëboi misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri gati tre vjet më parë duke e quajtur të “padëshirueshëm” për shqiptarët dhe autoritetet. Shkak janë bërë kontradiktat për rritjen ekonomike dhe krizën që po prekte vendin, borxhet e shumta dhe mashtrimet me investimet. Ndërsa

Ridvan Bode dhe Berisha deklaronin rritje ekonomike të konsiderueshme deri në 4 për qind, BB dhe FMN kundërshtonin duke deklaruar 1-2 për qind më pak rritje ekonomike.

Madje kjo përplasje shkoi deri tek INSTAT, derisa Berisha u bind të dëbonte FMN-në si një mision të padobishëm që kishte prishur shumë punë në ekonomitë e vendeve në zhvillim. Mirëpo pas tre vitesh ekzil, kryeministri në mënyrë të çuditshme ka pranuar një grup të ekspertëve më të mirë të FMN-së në Tiranë. Fillimisht u takuan me përfaqësues të PD-së në Komisionin e Ekonomisë,
me drejtues të Ministrisë së Financave dhe më tej deputetë të PS-së po në këtë komision.

Burime të rezervuara thanë për agjencinë se qëllimi është zhytja e arkës së shtetit në një gropë të zezë borxhesh dhe madje rrezikun nga inflacioni. Vendi nuk prodhon më dhe për më tepër investimet kanë rënë, kriza politike bllokon edhe fondet e BE-së. Të gjitha këto kanë zbritur rritjen ekonomike në 2,7 për qind, por më i zi shihet viti i ardhshëm. Berisha është dorëzuar dhe ka kërkuar shpëtimin tek FMN e cila i ka propozuar gjënë më të dhimbshme me të cilat ka bërë demagogji në dy zgjedhjet e fundit. Rritja e pagave dhe pensioneve dhe shpenzimet në investime e ato operative.

Nuk dihet se si e ka pritur kryeministri këtë sugjerim, por ajo që flitet në mediat ndërkombëtare prej ekspertëve, se kaosi ekonomik që po prek vendin do të jetë më i tmerrshëm se ai politik dhe Berisha pa ndihmën e Edi Ramës përjeton ditët e fundit të pushtetit të tij. FMN pritet ta groposë fare qeverinë dhe të shkurtojë me reforma ekonomike fondet, pagat e pensionet, përveç investimeve në infrastrukturë.

(ama-news)



No comments:

Post a Comment