Greqi: Kriza ekonomike i shtyn gratë në prostitucion.

Kriza ekonomike ka filluar të shtyjë gratë në prostitucion të paligjshëm.
Sipas gazetës “Kosmos”, kohët e fundit është vërejtur se në fsahtin e Akaisë shumë gra të moshave të reja apo edhe të moshave të mëdha po i drejtohen profesionit më të lashtë në botë në mënyrë që të sigurojnë kështu jetesën e tyre.

Gazeta ka zbuluar të paktën tri raste të grave që ofrojnë shërbime seksuale kundrejt një “shpërblimi financiar”.

Ato i peshkojnë klientat nëpërmjet njoftimeve, nëpër kafene, madje edhe nëpërmjet internetit për të mundur kështu t’ia dalin mbanë, siç deklarojnë edhe vetë ato, kushteve të reja të jetesës të cilat kanë ardhur si pasojë e krizës ekonomike!

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment