Kompjuteri tabletë për fëmijë.

Më parë fëmijët ishin të gëzuar me një kuti lodër apo arushë pellushi. Por fëmijët e ditëve të sotme, gjithnjë e më shumë po bëhen të varur nga teknologjia, duke çuar në një brez "iKids" (pajisje elektronike për fëmijë) që do të kenë vështirësi të lexojnë, shkruajnë, dhe të flasin si duhet, kanë paralajmëruar ekspertët.

Tableti për fëmijë - Inno Tab nga VTech - do të niset në tregun e Britanisë së Madhe në gusht, dhe në SHBA këtë vjeshtë.

Kompjuteri do të vihet në qarkullim për fëmijët e moshave 4-9 vjeç, dhe duket se kompania ka si qëllim të shfrytëzojë suksesin e Apple në një treg më të ri. Pajisja vjen me një ekran me prekje 5 inç, një luajtës MP3 dhe aplikime miqësore për fëmijët. Tableta do të ketë një çmim prej 79.99 stërlinash. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment