Policia rumune në Moravicë ka thyer dritaren në automjetin në të cilën gjendej Ester, sepse, vozitësi i saj, duke u thirrur në imunitetin diplomatik, për një orë nuk ka lejuar që të hapej dera e automjetit, në të cilin janë gjetur 18 mijë e 500 pako cigaresh.
Sipas Associated Press, policia rumune ka muaj të tërë që përcjellë lëvizjen e kësja veture, dhe sipas tyre, ajo ka hyrë në Rumani nga Serbia dy herë në javë, nganjëherë në përcjellje të diplomatëve të ambasadës së Kongos në Beograd.
Drejtoria për luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit ka marrë informacione nga shërbimet e fshehta për një rrjet të trafikimit të cigareve, i përbërë nga diplomatët serbë dhe rumunë.
Hetimet në Rumani tregojnë se kjo është hera e dhjetë që nga Serbia në këtë vend transportohen ilegalisht cigare me ndihmën e diplomatëve.
Hetuesit kanë urdhëruar paraburgim 24 orësh për gruan e këshilltarit të ambasadës së Kongos në Beograd, vozitësit të saj dhe dy shtetasve tjerë serbë.
(rtv21.tv)
No comments:
Post a Comment