Dënime të mëdha ndaj hakerëve

Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për sanksione më të forta ndaj personave që kryejnë sulme kibernetike si ato të regjistruara në javën e fundit kundër qeverisë franceze, institucioneve evropiane dhe Citigroup-it.
Nën rregullat e reja, që duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian, hakerët do të përballen me një dënim prej të paktën pesë vitesh nëse gjenden fajtorë për shkaktim dëmi serioz ndaj sistemeve të Teknologjisë së Informacionit.
Dënime më të forta do të prekin gjithashtu edhe shkelës të sulmeve përmes rrjeteve të kompjuterëve të infektuar, të programuar për të dërguar e-maile të padëshiruara dhe për të shënjestruar vjedhjen e identiteteve.
Pritet që 27 anëtarët e BE-së të vendosin gjithashtu të rritin bashkëpunimin e tyre gjyqësor dhe policor, duke krijuar një njësi speciale për krimin kibernetik, e cila do të jetë nën kontrollin e Europolit – agjencisë policore evropiane.

(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment