Arrestohet një haker i rëndësishëm i grupit Lulzsec.

Një i ri britanik i dyshuar si organizatori prapa një grupi të njohur hakerash është arrestuar në një operacion të FBI-së dhe Scotland Yard.
Ryan Cleary, 19 vjeçar, besohet të ketë qënë një "lojtar i madh" me Lulzsec, një grup i cili ka sulmuar edhe njësi qeveritare në Britani dhe SHBA.

Autoritetet në të dyja anët janë përpjekur për të gjetur grupin haker, i cili kishte pranuar se ka sulmuar Nintendo-n dhe Sony-n, për disa javë.

Cleary u arrestua në një "operacion të para-planifikuar" në Wickford. Autoritetet amerikane po mbaheshin të informuara ndërsa adoleshenti po merrej në pyetje në një stacion policor në Londër. Ai u arrestua nga oficerët e njësisë së krimit elektronik.

Në fillim mendohej se grupi po shënjestronte vetëm transmetuesit në SHBA, duke përfshirë PBS dhe Fox, dhe kompanitë e lojrave.

Por në faqen e tyre në Twitter, grupi Lulzsec ka deklaruar qëllimet e tij për të sulmuar faqet e internetit të qeverisë dhe për të lëshuar dokumentet e tyre konfidenciale.

Nuk ka pasur reagime në Twitter për arrestimin e sotëm. 

(albeu.com)



No comments:

Post a Comment