Burime në vendngjarje i thanë gazetarit të agjencisë NOA se viktima është Arben Këndezi, rreth 40 vjeç me banim në Tiranë.
Autor i dyshuar i vrasjes është një burrë në moshë të re i cili fill pas krimit u zhduk në drejtim të paditur me një automjet me targa të huaja.
Policia thotë se po bën përpjekje për të identifikuar dhe shtënë në dorë autorin e ekzekutimit që dyshohet se erdhi në një sherr të çastit te pika e basteve dhe lotarive sportive e cila ndodhet pranë një pallati të ri tek “Oxhaku”.
(noa.al)
No comments:
Post a Comment