Suksesi i saj në skenë erdhi i menjëhershëm. Bashkë me skenën ajo studioi për kanto, që i dha lëmimin e zërit, perfeksionimin e tij, por duke mos e mohuar se ajo është lidhur pazgjidhshmërisht me këngën popullore.
Ishte kjo këngë që i hapi asaj rrugën e bukur të këngës, të ëndrrës së vegjëlisë. Lindur dhe rritur në Tiranë, repertori i saj përmban kryesisht këngë të Shqipërisë së Mesme, këngë, të cilat ajo i këndon plot pasion, duke hyrë në radhët e këngëtareve më të suksesshme edhe pse numri i këngëtareve popullore po rritet nga dita në ditë. Thuajse çdo vit nga disa këngë të reja ajo nuk e mohon se suksesin më të madh e ka arritur me albumin “Hall me burrë, hall pa burrë”.
Koncertet e saj i kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë, por ajo gjithmonë edhe pse kërkesat i ka në rritje, do të këndojë në skenat shqiptare, aty ku mori duartrokitjet e para dhe dëshifroi perspektivën si këngëtare.
E kujtoni ende këngën e parë të daljes suaj në skenë?
Sigurisht po. E mbaj mend shumë mirë. Ka qenë kënga “Një natë me Hënë” unë jam prezantuar në spektaklin “12 në Hollivud”, kompozuar nga mjeshtëri Fatmir Lela dhe orkestruar nga Shpëtim Saraçi. Ishte një ditë mrekulli. Një ditë që më hapi dyer. Kjo këngë shënoi fillesën e rrugës së suksesit tim. Që atëherë nuk i jam ndarë më kësaj rruge të vështirë dhe të bukur.
Para kësaj ditë keni pasur ndonjë shtysë?
Po, po. Dua të përmend një rastësi. Në tetëvjeçare kam qenë nxënëse në shkollën “Dëshmorët e Lirisë”. Aty kam filluar të mësoj për violinë. Më pas duke u marrë me muzikë fillova të imitoj këngëtaret. Mësuesja ime e pianos Afërdita Morina më dëgjon dhe më thotë se duhet të vazhdoja për kanto. Ajo më dha shtysën e parë. Ishte pak e vështirë në fillim. Më dukej si një ëndërr e largët. E paarritshme. Mendoja se këngëtaret janë të një planeti tjetër. Pasi kur dëgjoja këngëtaret shqiptare të muzikës popullore mbërthehesha nën magjinë e zërit të tyre. Fillova të punoj, gjurmoj. Mundësitë m’u dhanë, unë fillova të hap dyert e këngës.
Keni kënduar, por edhe keni studiuar. Ju keni mbaruar shkollën për kanto?
Ambiciet e mia i kam bazuar në shkollimin tim. Në vitin 1988 kam mbaruar për kanto. Pikërisht në ato vite kur po liberalizohej jeta shoqërore dhe komunizmi ishte në grahmat e fundit. Në ato vite paraprirëse e liberalizimit ishte muzika, ku njerëzit shpreheshin më hapur dhe frika sikur ishte larguar. Kënga popullore ishte lënë paksa në hije.
Na kohën që studionit a jeni marrë me aktivitete?
Kam marrë pjesë në aktivitetet e shkollës, në dekadat e majit që bënte shkolla. Por të jem e sinqertë kur kam mbaruar Liceun Artistik atëherë fillojnë aktivitet e mia të mirëfillta. Fillimet e mia kanë përfaqësuar shkollën tonë. Kur mbarova Liceun Artistik unë u aktivizova me Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë. M’u desh të bëja shumë punë, sepse zërin nuk e kisha ende të formuar.
Dhe çasti magjik “12 në Hollivud”?
E vërtetë. Ashtu mbetet në jetën time. Një moment magjik. Hyra në këtë konkurrim me mendimin jo se do të fitoja (sepse ishte dalja për herë të parë në skenë të tillë), por doja të shihja se deri ku arrinin mundësitë e mia. Vija mbas një fatkeqësie, humbjen e nënës. Dashuria për të, dëshira e saj për të kënduar, ajo ndjesi që kisha brenda vetes se duhet të arrija diçka, bënë që të gjeja forcat e të prezantohesha sa më dinjitoze në këtë spektakël. Jam pritur shumë mirë deri në gjysmëfinale. Ndoshta nuk shkova në finale sepse unë isha në një festival që u zhvillua në Turqi me një grup folklorik. Rëndësi ka që jam pritur mirë. “More djalë me sytë e zinj” “Eja të lutem”, janë këngët me të cilat kam debutuar.
Në atë spektakël kaq interesant, a ke pasur ndonjë çast që jeni ndjerë keq?
Edhe sot më duket sikur e përjetoj njëlloj atë ditë. Djersë të ftohta. Kisha shumë emocione, por edhe ai emocion ishte i bukur. Gjithmonë ku ka emocion puna del edhe më mirë. Në ndonjë çast mendoja se nuk do më dilte zëri. Por..
Sigurisht pas këtyre aktiviteteve do të vinte dhe albumi i parë..?
Më lindi ideja për album. Ai do të ishte prezantimi më i mirë para publikut tim. E hodha hapin. Me kompozitorin e talentuar të këngës popullore, Fatmir Lela, realizova albumin tim të parë. Ai ishte shtysa që të realizoja këtë album. Ai më futi në këngët e Shqipërisë së Mesme, ku Valbona përfaqësohet edhe sot, pa i ndarë edhe trevat e tjera. Kam qenë një nga këngëtaret e para që kam realizuar një album. Atëherë nuk kishin dalë akoma shtëpitë diskografike. Unë të gjitha tekstet i kam të shkruara dhe kompozuara nga Fatmiri dhe të regjistruara tek studioja e Shpëtim Saraçit. Albumi titullohej “Një natë me hënë”. Ka pasur sukses, si brenda dhe jashtë vendit. Thuajse u përpi. Më dha shumë krahë.
Tashmë vite të tëra në skenë. Aktualisht sa albume keni realizuar gjithsej?
Për momentin kam realizuar albumin tim të katërt. Albumi i dytë është “Sa më mungon, o nënë”, këtë ia dedikoj nënës time. Ky album u realizua në vitin 1996. Albumi i tretë u realizua në vitin 2007 dhe titullohej “Hall me burrë, hall pa burrë”. Ka një titull intrigues.
Në sa vende të botës keni shkuar dhe keni kënduar?
Thuajse gjithë Europën. Më shumë në Zvicër, Gjermani, Itali, Greqi.
Këngët janë tuajat, apo janë kënduara më parë?
Meqenëse përfaqësoj dhe këndoj këngët e Shqipërisë së Mesme tek albumi i fundit kam pasur materiale të vjetra gjithmonë të riorkestruara (të përpunuara), në një variant të ri, gjithmonë nga kompozitori Edi Balili. Tani tek albumi i katërt me të cilin punoj do të ketë dhe këngë të reja, por edhe të ripunuara. Besoj se ky album do të jetë një hap cilësor. Po punojmë me shumë përgjegjësi.
Keni studiuar për kanto, keni hequr dorë përfundimisht nga kjo lloj muzike dhe i jeni përshtatur vetëm këngës popullore?
Isha shumë e dashuruar me këngën operistike, por koha, jeta bën të vetën. Tashmë, më mirë jam me këtë zë që kam tek kënga popullore, them se jam mirë këtu ku jam. (qesh)
Performanca dinjitoze
Suksesin tim ia dedikoj Edi Balilit
Por cili nga albumet e saj ka pasur suksesin më të madh? Valbona Halili thotë: “Suksesin më të madh e kam pasur tek albumi i tretë. Unë njihem shumë me fabulën e këngës “Hall me burrë dhe hall pa burrë”. Ishte një punë shumë dinjitoze, ku kam bashkëpunuar me kompozitorin Edi Balili dhe të gjithë suksesin unë ia dedikoj Edit. Suksesi i këngëtares mbështetet tek disa elementë. Teksti, muzika, orkestra, shtëpia diskografike. Në këtë album, shtëpia muzikore ishte ajo e Edit, tekstet të autorit Jorgo Papingji. Pra ishte një staf i kompletuar në këtë album. Ishte një punë në grup. Kur punon për një album në grup dhe me përgjegjësi, albumi del shumë cilësor. Me këtë album kam marrë shumë urime dhe përgëzime”.
Puna në verë
Pushimet e këngëtares
Po ku i kalon pushimet Valbona? Ajo thotë: “Sa herë vjen sezoni i pushimeve ne jemi të ngarkuar me punë, kjo nuk ndodh vetëm me mua. Por them se është periudha e vjeshtës, apo më mirë e dimrit. Jemi të kundërtit e njerëzve. E ka profesioni. Kur të tjerët bëjnë plazh, ne argëtojmë të tjerët. Më pëlqen më shumë t’i bëj jashtë pushimet”.
Kompozimet
Huazimet dhe kënga autoktone shqiptare
“Në materialet e mia nuk ka pasur huazime, janë gjithmonë materiale dhe kompozime të reja, pa lënë mënjanë materialet e vjetra (të ripunuara), të mbështetura në tabanin popullor. Këtë e kam kërkuar dhe vetë, por ka qenë dhe zgjedhja e vetë kompozitorëve me të cilët kam bashkëpunuar. Kënga po huazohet shumë, por është publiku ai që i dëshiron dhe i mirëpret autoktonet. Publiku është lodhur me këngët e huazuara”.

(zemra.org)
No comments:
Post a Comment