Para pak ditësh gazeta Tema botoi pjesë nga një sondazh i realizuar nga Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe Banka Botërore. Është një sondazh gjigant, që përfshin shumë çështje, për të cilin po flet prej ditësh shtypi i Europës Lindore. Çdo ditë ka detaje të reja e pikante, por ky që po u sjellim tani duhet të jetë vërtet i frikshëm. Kështu, agjencia Budapest Times ka bërë krahasimet dhe ka arritur në përfundimin se në Hungari e në Shqipëri, një rritje fare e vogël e të ardhurave përkthehet në rritje shumë të madhe të gëzimit në jetë. Ky lajm i hidhur ndoshta shpjegon se përse kryeministri flet për rritje me 5 përqind të pagave e pensioneve.
(gazetatema.net)
No comments:
Post a Comment