Zhbllokohen shërbimet e BalckBerry

Krijuesi i BlackBerry ka pohuar sot se shërbimet e tyre janë përmirësuar pas një ndërprerjeje për tre ditë.

Kompania ka postuar sot tek klientët e saj në mesazh: “Nga sot në orën 06:00, shërbimet në të gjithë Evropën, Lindjen e Mesme dhe Indi kanë funksionuar me përmirësime të ndjeshme. Ne vazhdojmë të monitorojmë situatën për të sigurar stabilitetin në vazhdim. Faleminderit për drumin tuaj”.

Shërbimet e BlackBerry u pezulluan ditën e hënë, përvecc një periudhe të shkurtër funskionale ditën e martë në mëngjes. Pëdoruesit nga SHBA, Japonia dhe Singapori mesa duket nga raportimet kanë ende vështirësi në shërbimin online. 
(albeu.com)



No comments:

Post a Comment