Ylli i tenisit Djokoviç do martohet në Kosovë

Numri një i tenisit në botë, Novak Djokoviç do të martohet me të dashurën e tij Jelena Ristic këtë muaj ose në nëntor. Këtë lajam ai e ka bërë të ditur duke saktësuar se ka vendosur që martesën e tij ta bëj në një kishë në Kosovë.

Ndryshe, për Djokoviç tashmë dihet se ai ka dhënë disa herë para për serbët e veriut në Kosovë duke i ndihmuar ata me ndihma të ndryshme, përderisa babai i tij ka lindur në Zveçan.

Duke folur për revistën Der Spiegel, Djokoviç ka thënë se nuk është bërë pishman që është bërë pjesë e protestave pas shpalljes së pavarësisë, kur u dogjën disa ambasada në Beograd. /express/

No comments:

Post a Comment