Paris, 16 tetor 2011, NOA – Ish kreu i FMN-së është në qendër të zërave për çeljen e një rrjeti prostitucioni në qytetin Lilë të Francës.Pasi doli i pafajshëm nga akuzat për abuzim seksual ndaj një shërbyeseje në një hotel të Nju Jorkut, Dominique Strauss-Kahn ka kërkuar të dëgjohet në kaudër të një hetimi të nisur mbi një rrjet prostitutash të hapur prej disa muajsh në Lilë, në veri të Francës.
Ish-drejtori i FMN-së bëri me dije se do të ndërhyjë e të flasë sa më shpejt të jetë e mundur për t’i dhënë fund zërave të ligj që qarkullojnë kohët e fundit në Francë.
Emri i socialistit Dominique Strauss-Kahn qarkullon prej disa muajsh në qytetin verior të Lilës i lidhur me një çështje prostitucioni.
(noa.al)
No comments:
Post a Comment