General Motors ka nxjerr në treg Spark Chevy EV, makinë 100% elektrike. Spark Chevy EV do të shitet fillimisht në tregje të kufizuar në SHBA dhe në disa vende të tjera. Ndërsa në të gjithë botën shitjet do të fillojnë në vitin 2013. Ende nuk janë bërë të ditura detajet e kësaj makine. Modeli Spark është një mini makinë. Vitin e ardhshëm ky model pritet të ofrohet edhe në versionin benzinë. Kjo pasi makinat elektrike ndryshe nga pritshmëria nuk blihen shumë.
GM shpresonte të shiste 10 000 makina të modelit Volt deri në fund të 2011 por vetëm rreth 4 000 janë shitur deri më tani.
(albeu.com)
No comments:
Post a Comment