Prapanica e bronztë e shtatores së ish-diktatorit të Irakut Sadam Husein, e cila u shkatërrua në Bagdad pas invadimit të trupave amerikane në vitin 2003, do të vihet së shpejti në ankandKjo “pjesë e historisë”, e gjatë 60 centimetra, në ankand e ka qitur ish – ushtari britanik Najal Eli i cili mori menjëherë pasi që marincat amerikanë e rrëzuan shtatoren gjatë aksionit që u transmetua në TV.
Ai rrëfeu se marincat e kishin lejuar që me çekan e shufra ta thyejë prapanicën e shtatores së Huseinit dhe ta dërgojë në shtëpi.
Elit i është dashur të paguajë më shumë se 600 euro për peshën e tejkaluar të bagazhit në mënyrë që atë ta merrte me vete në Britani të Madhe.
Në shtëpinë e ankandeve Hansons theksohet se “prapanica” mund të arrijë çmimin deri në 10.000 funte.
Ankandi do të mbahet më 27 tetor.
No comments:
Post a Comment