Nano takohet me Arben Malajn për partinë e re

Deputeti socialist, Arben Malaj, pas disa takimeve që ka zhvilluar në disa rrethe të vendit, ka nisur rekrutimet për partinë e re. Siç raporton e përditshmja Panorama, ai ka drekuar me ish- kreun e PS, Fatos Nano. Edhe pse nuk dihet se çfarë kanë biseduar, supozohet se ata kanë pasur në qendër të vëmendjes ngritjen e partisë së re. Vetë Malaj e ka pranuar se mund të shkojë drejt këtij vendimi. Përçarjet e partisë më të madhe të së majtës disa herë i kanë siguruar pushtetin kryeministrit Sali Berisha, sidomos në momente të vështira të tij.

No comments:

Post a Comment