Mbreti i tregut te teknologjise, Apple nder vite (FOTO)
Duke ju sjelle kete fotogaleri me produktet e Apple gjate gjithe punes se tij gati gjysem-shekullore, po ju percjellim edhe disa informacione te pergjithshme te kesaj kompanie. Apple Inc. eshte nje korporate amerikane qe dizenjon dhe tregton pajisje elektronike, software kompjuterik dhe kompjutera personal. Produktet me te njohura hardware te kompanise perfshijne linjen e kompjuterave Macintosh, iPod-in, iPhone-in dhe iPad-in. Softwaret perfshijne sistemet operative Mac Os X, shfletuesin e mediave iTunes, suiten iLife per multimedia dhe software krijues; suiten iWork te software-ve prodhues, Aperture - nje paket profesional fotografie, Final Cut Studio - nje suite per produktet profesionale audio dhe industrine e filmit, Logic Studio - nje suite produktesh muzikore, Safari - web browser, dhe iOS - nje sistem operativ celular.
Qe nga tetori 2010, kompania operon ne 317 dyqane pakice ne dhjete shtete dhe ne nje dyqan online ku mund te blihen produktet hardware dhe software.
Qe nga shtatori 2011, Apple eshte kompania me e madhe e tregtuar publikisht ne bote sipas kapitalizimit te tregut dhe kompania me e madhe e teknologjise ne bote sipas fitimit dhe te ardhurave./zoneelire.blogspot.com/
No comments:
Post a Comment