Google+ në ngjitje të shpejtë

Rrjeti shoqëror Google+ i Google pas hapjes publike siç ishte pritur po shënon popullaritet gjithnjë e më të madh. Nga kompania bëhet e ditur se këto ditë e kanë kaluar shifrën prej 50 milion shfrytëzuesve, dhe që nga vënia në dispozicion publik, për çdo javë në rrjet shtohen rreth dy milion anëtarë të rinj.

Shifrat e cekura paraqesin rritje të shfrytëzuesve prej 4 për qind në bazë ditore, që bën që ky rrjet të bëhet gjithnjë e më i madh dhe konkurrenti i Facebookut.

Statistikat e kompanisë Experian Hitwise janë ende mbresëlënëse – sipas të dhënave të tyre vizitat e shfrytëzuesve në faqeve të Google+ janë rritur për 1269% gjatë javës së parë pas vënies në dispozicion publik. Përdorursit e Google+ po shkojnë drejtë shifrës 100 milion. 
(albeu.com)



No comments:

Post a Comment