Gazeta serbe nënvizon se njeriu më meritor për ardhjen në Serbi të regjisorit të njohur është pronari dhe rektori i universitetit MegaTrend, Mica Jovanovic, i cili është edhe pronar i të drejtave autoriale për këtë realizim filmik, i cili, sipas gazetës, qysh tani konsiderohet se do të jetë një hit i vërtetë.
“Vitin e kaluar, në muajin dhjetor, e nënshkrova marrëveshjen për marrjen e 9.9 përqind të aksioneve të këtij projekti, i cili, sipas vlerësimeve të para, ka një buxhet prej 50 milionë dollarësh. I bleva aksionet e para të privilegjuara të projektit, i cili vlerësohet se do të duhej të fitonte rreth 400 milionë dollarë. Ky nuk është një projeksion joreal, sidomos kur dihet se në projekt tashmë është përfshirë seriozisht edhe regjisori, James Cameron”, theksoi Jovanovic për ‘Blic’.
Madje, sipas informacioneve që i jep Jovanovic, xhirimi i filmit për Konastandinin e Madh do të duhej të fillojë brenda disa javësh.
Regjisori amerikan, James Cameron, ndërkaq është ai që do të vendosë se kujt do t’i ndahet roli i Konstandinit të Madh.
“Fillimisht, ekzistonte ideja që George Clooney ta luante rolin e Konstandinit,por partnerët amerikanë hoqën dorë nga kjo ide. Më së tepërmi për shkak të asaj se, aktori i bukur amerikan pothuajse nuk ngjason fare në Konstandinin e vërtetë. Kështu që, vendimin për atë se kush do ta luaj atë do ta sjellë vetë James Cameron”, theksoi Jovanovic, i cili, edhe pse një kohë të gjatë në biznes, për herë të parë ia mësynë ujërave të industrisë së filmit.
Ndryshe, xhirimi i filmit për Konstandinin e Madh, i cili konsiderohet të jetë një prej figurave më intriguese historike, përputhet me shënimin e 1700-vjetorit të zyrtarizimit të krishterimit si religjion dhe të Ediktit të Milanos, në krijimin e të cilit Konstandini pati rolin kryesor.
No comments:
Post a Comment