"Më zgjodhën që të aktroj një personazh negativ, edhe pse nuk mund t’ju jap detaje tjera për rolin” .
“Jam shumë i emocionuar që do të luaj në filmin e ri për agjentin 007, sepse prindërit e mi shpesh më merrnin me vete që të shikoja filmat e tij. Kështu që, i kam parë të gjithë filmat për James Bond, dhe mendoj se ky rol do të jetë një zbavitje e vërtetë për mua”, deklaroi Javier Bardem, gjatë një interviste në emisionin e Christiane Amanpour ‘Nightline’, derisa po e konfirmonte lajmin.
Bardem është i martuar me aktoren spanjolle Penelope Cruz. Ai shquhet për aktrimin e shkëlqyeshëm të roleve negative, megjithëse në Hollywood vlerësohet si një karakter tejet pozitiv. Hera fundit kur aktroi një vrasës maniakal ishte në filmin “Nuk ka Vend për Pleq”, për të cilin rol fitoi Çmimin Oscar, për rolin më të mirë episodik.
Filmi më i ri për agjentin 007 do të duhej që nëpër kinema të shfaqet në nëntor të vitit 2012.
No comments:
Post a Comment