Babai i Amy Winehouse, libër për jetën e saj të vërtetë

Mitch Ëinehouse, babai i Amy Winehouse në 2012 me një libër kushtuar vajzës së tij. “Bija ime” do të jetë titulli i librit kushtuar Amy e cila ndërroi jetë në 23 korrik 2011.

Libri do të përmbajë kujtime nga jeta e vërtetë e vajzë së tij të ndjerë. Të ardhurat nga libri do të shkojnë për fondacionin Winehouse, për të gjithë ata të cilët kanë probleme me alkoolin dhe drogën.

“Dua të mbledh të gjitha paratë e mundshme për fondacionin, me qëllim që me të ardhurat të ndihmojmë gjithë të rinjtë që kanë probleme me drogën dhe alkoolin”, ka thënë Mitch Winehouse. Libri i cili do të quhet “My Daughter” do të ndihmojë Mitchin të kapërcejë dhimbjen e kësaj humbjeje. 
(albeu.com)



No comments:

Post a Comment