21-0,kjo kjo është Barcelona.

Barcelona tashmë ka krijuar një rekord të ri dhe të pabesueshëm, me Blaugranët të cilët janë duke qenë fantastik në ndeshjet të cilat i zhvillon në Camp Nou. Barcelona në pesë ndeshjet e fundit të cilat i ka zhvilluar në Camp Nou në kuadër të La Ligas ka shënuar plotë 21 gola ndërsa nuk ka pranuar asnjë të tillë – E pabesueshme kjo ?

Natyrisht që është e pabesueshme pasi ky fakt në shikim të parë duket si i pamundur por këtë gjë nga të pamundur e kthen në të mundur vetëm Barcelona në krye me jashtëtokësorin, Messi.

Messi deri tani në La Liga ka shënuar 10 gola me fanellën e Barcës dhe kështu është golashënuesi më i mirë i ligës për momentin.

Ndeshja e parë e Barcelonës në Camp Nou në këtë sezon ishte ajo e zhvilluar kundër Villarealit në 29 gusht të cilën e fitoi me rezultat të lartë prej 5-0.

Ndeshja e dytë ishte më 17 shtator kundër Osasunës të cilën e fitoi me rezultat 8-0, ndërsa një javë më vonë e mposhti edhe Atletico Madridin me rezultat 5-0.

Ndërsa fitorja e fundit në Camp Nou ishte ajo kundër Racing Santanderit me rezultat 3-0 ndeshje kjo e cila u zhvillua dje.

Pra:

Barcelona 5-0 Villareal
Barcelona 8-0 Osasuna
Barcelona 5-0 A.Madrid
Barcelona 3-0 Racing

Barcelona momentalisht është në vendin e parë të La Liga me një pikë më shumë se Real Madridi që është në vendin e dytë.

(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment