
Bakim Alla mashtronte njerëzit se do t’i gjente punë dhe u merrte paratë.
Sipas policisë, ai u ndalua se dyshohet se më datë 08 shtator të vitit 2010, në Tiranë i ka marrë shtetases me inicialet J.K. shumën prej 2 300 euro, duke e mashtruar se do ta punësonte arsimtare pranë Drejtorisë Arsimore Tiranë.
Teksa thellohej hetimi doli se i njejti person mashtronte qytetarë, duke u prezantuar si Shef i Krimeve të Rënda apo Shef i Krimit Ekonomik Financiar duke përdorur identitet të rremë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “Mashtrimit”.
(albeu.com)
No comments:
Post a Comment