
Shpat Kasapi këtë pranverë nuk ka qenë i angazhuar vetëm në spektaklin “Dancing with the stars”. Këtë vit kënëgtari ka vendosur t’i hyjë edhe një tjetër gare, asaj të klipeve shqiptare, produksion televiziv, në edicionin e 10 sivjet, i “Deliart Association”.
Thënë ndryshe, e mërkura e kaluar ka shënuar natën e tretë të konkursit të klipeve shqiptare, i drejtuar nga producenti Petri Bozo. Në këtë javë të “Netëve të Klipit” janë prezantuar gjithashtu edhe këngëtarë të tjerë të njohur, si Eliza Hoxha, Rosela Gjylbegu, Vedat Ademi etj, ndërkohë që siç tregojnë vetë organizatorët risia e “Netëve”, është fakti se marrin pjesë shumë emra të njohur këngëtarësh shqiptarë që nga Jonida Maliqi e deri të tjerë të rinj, të panjohur për tregun vendës, të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Europës dhe që në këtë konkurs janë prezantuar me klipe të realizuara me teknologji të lartë e që shpesh dallojnë nga ato me të cilat jemi mësuar t’i shohim deri më tani. “Këtë vit ka pasur një prurje të jashtëzakonshme”, thotë producenti Petri Bozo. “Janë paraqitur rreth 230 kandidatë, nga të cilët u përzgjidhën 96”. Këta do të parakalojnë çdo të mërkurë për shtatë javë me radhë, nga 16 çdo javë, deri në natën finale, prej nga siç është bërë traditë tashmë, do të shpallen fituesit e 12 çmimeve pa përmendur atë të klipit më të mirë në të gjithë komponentët. “E reja e këtij viti është gjithashtu edhe mënyra se si gjykohen klipet që janë në prezantim”, vazhdon Bozo. “Përveç jurisë, çdo të mërkurë janë edhe 2 opinionistë, njëri pro dhe tjetri kundër, të cilët konfrontojnë mendimet e jurisë më këngëtarët”. Ata janë Kozeta Kurti dhe Arjan Konomi, të cilët, thënë më shkoqur, ose i shajnë, ose i lavdërojnë klipet e konkurrimit, duke u shtuar kështu kripën debateve që zakonisht ndizen në studio. “Ndërsa juria përbëhet nga personazhe të njohura mediatike, njerëz të njohur në fushat ku punojnë, por jo domosdoshmërisht të lidhur me muzikën apo specialistë të fushës”. Përveç kësaj, ajo çka Bozo veçon këtë vit, është gjithashtu edhe cilësia e klipeve, e cila në këtë edicion duket të jetë shumë cilësore. “Klipet e realizuara në Kosovë dhe Maqedoni zakonisht janë shumë cilësore, por edhe Max Production këtë vit ka sjellë gjëra vërtet të bukura dhe bashkëkohore”. Spektakli i prezantuar nga bukuroshja Anisa Mukaj, “Miss Kinemaja 2011” dhe Alert Çeloaliaj është i pranishëm çdo ditë në ekranin e TVSH me minipuntatat e realizuara nga bukuroshja Mukaj nëpër vende të ndryshme turistike shqiptare, në të cilat flasin vetë protagonistët. E, meqë jemi tek një bukuroshe e cila mban një kurorë bukurie, duhet thënë se ky nuk është angazhimi i vetëm i Petri Bozoës këto ditë. Javën e kaluar u mbyll faza e selseksionimit për bukuroshset që do të konkurrojnë në edicionin e 13-të “Miss Shqipëria 2011”. 31 vajza janë përzgjedhur tashmë dhe po bëhen gati për programet e konkursit të bukurisë, i cili këtë vit do të kurorëzohet në Krujë. Një tjetër spekatkël të madh premton Bozo me 9 dhe 10 korrik, surprizat e të cilit producenti i ka lënë për ditët në vazhdim.
No comments:
Post a Comment