Opozita mund të kritikojë, por jo edhe të fyejë

 
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, njëherësh ministër i Drejtësisë kërkoi nga partitë opozitare që të ofrojnë alternativa para se te fyejnë.

Kuçi ka thënë se opozita edhe mund të kritikojë, por jo edhe ta fyejë Qeverinë.

Duke iu kundërpërgjigjur kërkesës së Ardian Gjinit për dorëheqje të ekzekutivit dhe kritikave të Isa Mustafës për 100 ditëshin, Kuçi ka thënë të shtunën se alternativat e opozitës janë shumë me të dobëta se atë cfarë po bënë Qeveria.

Duke folur për deklarimet rreth ndarjes që po bëhen kohëve të fundit, Kuçi ka thënë se Kosova nuk do t’i kontribuojë proceseve destabilizuese në rajon.

Këto komente Kuçi i bëri gjatë një konferencë për media ku foli për 100 ditëshin e punës së tij si ministër, duke e vlerësuar të mirë, por përmendi edhe sfida. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment