Vrasja e Emmy-t, biznesmeni Aziz Kelmendi del para gjykatës

Në Gjykatën e Tiranës nis procesi gjyqësor ndaj biznesmenit kosovar Aziz Kelmendi i cili akuzohet për vrasjen nga pakujdesia të këngëtares Elsina Hidërsha e njohur me emrin e artit Emmy. Seanca e parë gjyqësore u zhvillua dje dhe familja e Emmyt, i kërkoi gjykatësit të çështjes Arben Micko t'i legjitimonte si palë në procesin penal që do të zhvillohet ndaj biznesmenit, pasi janë palë e dëmtuar.

Avokati i Kelmendit, kërkoi që kërkesa e familjarëve të viktimës të rrëzohej pasi do të zvarriste procesin penal. Gjithashtu i kërkuan gjykatës gjykim të shkurtuar, duke pranuar aktet që janë në dosje.

Nga ana e tij prokurori tha se ishte dakord me kërkesën për gjykim të shkurtuar, ndërsa sa u përket pretendimeve të familjarëve e la në dorën e gjykatës.

Për të dhënë përgjigje kërkesave të të dyja palëve, gjykatësi Micko vendosi të shprehet më datë 8 qershor. Nëse do të pranohet gjykimi i shkurtuar biznesmenit Aziz Kelmendi, do të përfitojë ulje të një të tretës së masës së dënimit që do të firmosë gjykata ndaj tij. I ati e Emmy-t thotë se vrasja e ndodhur më 27 shkurt të 2011, jashtë pub Venue, në Tiranë nuk ishte nga pakujdesia, por e qëllimshme.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment