Bakteri E-Coli, ministrat e Bujqësisë mblidhen në Luksemburg

Mbahet sot takimi urgjent i ministrat të Bujqësisë të Bashkimit Europian, ku çështja e ditës është sërish bakteri E.coli. Takimi zhvillohet pasi as testet e bëra gjatë ditës nuk arritën të sjellin qartësi mbi shkaktarin e përhapjes së bakteries vdekjeprurëse në Europë.

Takimi i sotëm pritet të përqendrohet në ndikimin e krizës te prodhuesit e perimeve dhe kompensimeve eventuale për humbjet që kanë pasur ata. Edhe pse mungojnë shifrat zyrtare, prodhuesit në Spanjë vlerësohet të kenë humbur qindra miliona euro pas shpërthimit të bakteries E.coli.

Autoritetet gjermane, ndërkohë, thanë se rezultatet fillestare të testeve treguan se filizët e një ferme organike në veri të vendit nuk kanë shkaktuar shpërthimin e bakteries.

Ata njoftuan se gjatë fundjavës kanë analizuar filizët e fasules dhe të perimeve të tjera në këtë fermë si shkaktarë të mundshëm të infektimeve. Bazuar në shifrat e fundit të Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, nga infektimet me bakteren E.coli kanë vdekur 22 njerëz ndërsa janë sëmurë dy mijë.

Deri dje u rrëzuan të gjitha hipotezat e ngritura për prejardhjen e bakterit E.coli, që deri më tani ka shkaktuar 22 viktima dhe janë të sëmurë me këtë bakter 2000 persona. Ra hipoteza e trangujve dhe e perimeve spanjolle, ra hipoteza e femrës organike në Gjermani dhe e bishtajave që rriten atje dhe mbetet ende mister se cili është burimi i përhapjes së bakterit.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment