Giggs, mes skandalit të të dashurave edhe kunata e tij

Për shumë vite ka qenë ikona e besnikërisë, madje deri në atë pikë sa bomberi i United Ryan Giggs quhej “Mr Clean”.

Një imazh, i atij personi gjithçka bërës në një familje, por që kohët e fundit është venitur si pasojë e një skandali seksual në të cilin është përfshirë futbollisti.

Pas “netëve të nxehta” me yjet e Big Brother Imogen Thomas bashkëshortja e tij ishte e gatshme për ta mbyllur këtë diskutim, por për atë të kunatës së tij, Natasha, gruaja e vëllait Rhodri, do të jetë tepër e vështirë për ta falur.

Çështja është bërë e ditur nga “News of the World” ku vetë Natasha, ka zbuluar takimet sekrete të një historie që ka zgjatur 8 vite dhe që ka përfunduar vetëm në muajin prill.

Sipas rrëfimit, të dashurit takoheshin në çdo vend, madje para dhe pas shtatzënisë së vetë bashkëshortes së Giggs.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment