VMRO-DPMNE negociata me PDSH-në

Formimi i koalicionit qeveritar në Maqedoni po kalon një periudhë ngërçi, pasi kërkesat e kërkuar nga BDI-ja nuk po plotësohen nga partia fituese Maqedonase VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE në rast nuk plotëson kërkesat e BDI-së së Ali Ahmetit, atëherë kjo e fundit mund të negocioj me Lidhjen Socialdemokrate opozitare, e cila së bashku me BDI dhe PDSH-në do të formonin një Qeveri stabiliteti, raportojnë mediat e afërta me partinë në pushtet.

Televizioni Sitel mbrëmë ka drejtuar akuza ndaj medieve të tjera që ditëve të fundit BDI-në dhe Ali Ahmetin e kanë vlerësuar si çelësin kryesor për formimin e Qeverisë në Maqedoni.

“Ka gazetarë maqedonas dhe politikan që janë të shqetësuar për të drejtat e shqiptarëve më shumë se vetë shqiptarët. Atëherë mbetet e paqartë se kush do të kujdeset për të drejtat e shqiptarë, nëse ne nuk kujdesemi. A duhet që Gruevski të përkrahë këto kërkesa. Gjithsesi se nuk guxon, për shkak se me këtë ai në themel do ta rrezikonte dhe destabilizonte Qeverinë e Maqedonisë”, komenton televizioni proqeveritar.

Sipas burimeve të kësaj medie, kryeministri Gruevski mund të negocioj edhe me PDSH-në e Menduh Thaçit për formimin e Qeverisë së re dhe se me këtë parti që fitoi 8 deputetë do të siguronte një maxhorancë prej 63 deputetëve.

“Për PDSH-në kthimi në pushtet do të ishte një shpëtim dhe përtëritje e plotë e këtij subjekti në të gjitha nivelet. Në rast se Ali Ahmeti do të kishte të drejtën të bisedojë me Cërvenkovskin për formimin Qeverisë, i cili ka humbur zgjedhjet, atëherë pse Gruevski nuk do të kishte të drejt të negocioj me Thaçin”.


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment