Angelina Jolie, fytyra e re e Louis Vuitton

Angelina Jolie është bërë fytyra e re e fushatës së Louis Vuitton. Aktorja 35-vjeçare shfaqet mahnitëse në një reklamë për fushatën e markës "Core Values", në të cilën ajo paraqitet këmbëzbathur në bordin e një varke druri.

Jolie paraqitet me rrobat e veta, pa makiazh, me flokët e saj të gjatë të lëshuara dhe duke mbajtur një çantë të Louis Vuitton, në një provincë të Kamboxhias.

"Njerëzit nuk janë mësuar ta shohin Angelinën në këtë situatë. Më pëlqen fakti se është një moment real dhe gjithashtu mesazhi që jep për markën. Kjo fushatë është për një person shumë të veçantë dhe për një udhëtim shumë të veçantë" tha Pietro Beccari, zv/presidenti i Louis Vuiton. 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment