Martohen Arbër Arapi dhe Marsida Saraçi.

I ka dhënë fund beqarisë gjatë fundjavës së shkuar edhe një nga çiftet më  interesante të showbiz-it në Shqipëri.
Fjala është për Arbër Arapin dhe Marsida Saraçin, çifti i cili prej vitesh kishte dalë hapur ballë opinionit publik për të folur rreth lidhjes së tyre. Ceremonia e dhëndrit, nga ku vjen edhe kjo foto, është mbajtur në Elbasan, në qytetin e origjinës së Arbrit, ku pjesëmarrës kanë qenë edhe disa nga ish-konkurrentët e talent- show-t “Ethet”, nga ku kanë dalë edhe 2 të dashuruarit. Mes të ftuarve renditeshin Anjeza Shahini, Klajdi Musabelliu, Tergita Gusta, Erti Hizmo etj, me të cilët çifti është pare edhe herë të tjera duke festuar. Ja detajet e ceremonisë së çiftit që kemi mundur të sigurojmë, tregon qartazi që Marsida sikundër dhe Arbëri, kanë dalë një çift shumë i fisshëm. Sigurisht që nuk ka munguar as në këtë dasmë si në të gjitha të tjerat, djegia e shamisë së beqarit, ku përveç muzikës së DJ, kanë kënduar edhe të gjithë kolegët e këngëtarëve. Pas ceremonisë martesore çifti është nisur për muaj mjalti, dhe nga celularët e fikur kuptojmë që ai do të kalohet jashtë vendit.

(gazetaonline.net)








No comments:

Post a Comment