Villarreal llogarit në Sennën.

Presidenti i Villarrealit, Fernando Roig ka theksuar se Marcos Senna mbetet futbollist i rëndësishëm për skuadrën spanjolle dhe mund t’i ofrohet një kontratë e re.

Reprezentuesi spanjoll spekulohet se kërkohet nga skuadra e promovuar në Premierligë, Swansea City.

Mirëpo, Roig ka insistuar se Senna ka ende një rol për të luajtur në Villarreal. “Gjendja ekonomike është e rëndësishme, por ne do të mundohemi të arrijmë marrëveshje për qëndrimin e tij. Trajneri beson se ai është futbollist kyç dhe do të luftojmë për qëndrimin e tij”, tha Roig për Marca./zoneelire.blogspot.com/


No comments:

Post a Comment