Roma mendon për Stekelenburg

Roma vazhdon kërkimin e saj për një portier dhe ka kthyer vëmendjen tek portieri i Ajax-it Maarten Stekelenburgu. Alexander Doni është në prag të largimit nga klubi pasi nuk ndjehet më i lumtur tek Roma dhe ky i fundit mund të përfundojë tek Liverpool.

Stekelenburg ndodhet prej kohësh tek Ajaxi, ndërsa kontrata e tij me klubin skadon në qershor të vitit 2012, dhe thuhet se kushton vetëm 8 milionë euro.

Agjenti i portierit të Ajax-it Stekelenburg është shprehur se Roma është një destinacion shumë i mirë për klientin e tij dhe ky transferim mund të ndodhë në ditët në vazhdim. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment