Josipoviq e dënon dhunën gjatë marshimit të homoseksualëve

Presidenti kroat, Ivo Josipoviq e ka dënuar sot dhunën në marshimin e parë të homoseksualëve në qytetin bregdetar, Split.

Ai ka thënë se dhuna ka treguar se në shoqërinë e këtij vendi ka disa pjesë jo evropiane. Ai megjithatë ka insistuar se kjo “nuk është fytyra reale e Kroacisë”.

Kryeministrja kroate, Jadranka Kosor, ka paralajmëruar se dhuna dhe urrejtja nuk do të tolerohen në Kroaci.

Rreth 10 mijë kundërshtarë të paradës së homoseksualëve në Split, gjuajtën me gurë, shishe dhe tulla në drejtim të 200 pjesëmarrësve që më pas u desh të evakuohen me vetura të policisë.

Mbi dhjetë persona janë lënduar, katër prej të cilëve ishin gazetarë. Dhuna ndodhi vetëm një ditë pasi Komisioni Evropian i dha Kroacisë dritën jeshile që të përfundojë bisedimet për anëtarësim për tu bërë më pas anëtare e unionit më 1 korrik 2013.

(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment