Vidhen syzet e statujës së Xhon Lenonit.

Persona ende të paidentifikuar kanë shkulur nga statuja prej bronzi e ikonës së Xhon Lenon të grupit të famshëm ‘Beatells’ syzet, për t’i shitur më pas për qëllime përfitimi në treg. Vepra e artit u përurua në Durrës, dy ditë para zgjedhjeve vendore të 8 majit nga kryebashkiaku Vangjush Dako.

Skulptori Qazim Kërtusha është autori i monumentit të këngëtarit dhe kompozitorit legjendar të viteve 1960, Xhon Lenon i cili bashkë me grupin e djemve të Liverpulit, u bënë idhuj jo vetëm në vendet perëndimore, por edhe për rininë në Shqipërinë e izoluar nga diktatura komuniste.

Monumenti i derdhur në bronz ishte instaluar në një nga stolat dekorativë në lulishten pranë Torrës veneciane të Durrësit. Lenon paraqitej i ulur në një stol duke luajtur në kitarë.

Por, gazetari i Gazeta Shqiptare raporton se nuk është vetëm kjo vepër arti e dëmtuar. Në qytetin bregdetar janë vjedhur dhe pllakat e sheshit “Demokracia”, i cili përfaqëson në vetvete një vepër arti, ndërsa të tjerë keqbërës kanë shkruar mbi muret e kalasë apo nëpër kolonat antike.

Objektet të dëmtuar nga grumbulles skrapi kanë rënë edhe busti i kryebashkiakut të parë të Durrësit, Ali Podgorica. Atij i janë shkulur pothuajse të gërmat prej bronzi, të cilat ishin vendosur në pjesën e piedestalit.

(kuriozitete.net)


No comments:

Post a Comment