"Maya" në Shangai

Pas Trofeut ne Festivalin Britanik "Sëan Sea Bay Film Festival", nje tjeter arritje per filmin "Maya". Prodhimi kinematografik i regjisorit Pluton Vasi me producente Vjollca Dedein, ka hyre ne kompeticionin zyrtar te Festivalit Nderkombetar te Filmit te Shanghait, nje festival i kategorise A, i cilesuar si me i madhi i Azise.

“Maya” garon ne te teta kategorite e filmit, per cmimet Golden Goblet, me 15 filma te tjere. Keta filma jane perzgjedhur nga 1520 ne total, nga 102 shtete.

"Konkurrimi zyrtar në këtë festival, tepër të rëndësishëm, është një gjë tepër e rrallë. Ky festival i kategorisë A, konsiderohet si Oscar-i i Azisë", thotë Vjollca Dedei, producente e filmit.

Ne kete edicion te 14-të te Festivalit te Filmit Nderkombetar te Shanghait marrin pjese figura te njohura te kinemase boterore. Kryetari i jurise, do te jete Berry Levinson, regjisori qe fitori cmimin Oscar me filmin "Rain man", me Dustin Hoffman dhe Tom Cruise. Nderkohe 'Maya' eshte ne gare mes te tjeresh me nje film nga regjisori Roland Joffe, kandidat dy here i Oscarit, njeri prej te cileve per filmin "The Mission", me Robert de Niro dhe Jeremy Irons.

I ftuar ne festival do te jete Rupert Murdoch, sipermarres dhe producent, i cili ka hyre ne listen e 150 njerezve me te pasur te botes. Jane mbi 500 stacionet televizive qe do te ndjekin kete event te kinemase, qe do te zhvillohet nga data 11-19 qershor.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment