Berberi si Tajsoni, kafshon veshin e klientit.

Policia tha se ka arrestuar një berber në Trenton, i cili kafshoi veshin e klientit të tij, dhe shkak për fillimin e debatit ka qënë pretendimi i klientit se berberi po priste flokët e tij shumë ngadalë. Berberi James Dillard, 40 vjeçar, ishte duke punuar me flokët e një klienti 24 vjeçar brenda dyqanit Beauty and the Beast Barber Shop, kur klienti shprehu pakënaqësinë për shpejtësinë me të cilën Dillard po priste flokët.

Policia tha se ata kanë filluar të debatojnë dhe klienti është ngritur dhe është larguar duke përplasur derën e përparme të dyqanit, duke thyer xhamin në këtë proces.

Dillard nxitoi jashtë dhe u përball me tashmë ish-klientin e tij. Të dy kanë filluar të godasin njëri tjetrin, dhe berberi i ka kafshuar veshin 24 vjeçarit (emri i të cilit nuk bëhet i ditur).

Veshi mbeti i lidhur në kokën e 24 vjeçarit, i cili u transportua në një spital lokal për trajtim. Dillard u arrestua për sulmin e rëndë.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment