Vestervelle mbërriti Bengazi për një vizitë të shkurtër.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle dhe ministri i Zhvillimit, Dirk Niebel, kanë arritur për një vizitë të shkurtër në qytetin libian Bengazi. Ata do të takohen me përfaqësuesit e këshillit provizor dhe ndihmës të zhvillimit dhe do të hapin një zyrë gjermane ndërlidhjeje. Vizita e mbajtur sekret deri në momentin e mbërritjes është vizita e parë e zyrtarëve të qeverisë gjermane në territorin e kontrolluar nga kryengritësit. Që andej, Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, do të shkojë në Izrael për të rigjallëruar procesin e paqes me palestinezët. Politikani liberal takohet në Jerusalem me kryeministrin, Benjamin Netanjahu, dhe ministrin e Jashtëm, Avigdor Lieberman. Të martën Vestervelle do të për në udhëtojë në territoret palestineze. Ministri i Zhvillimit, Dirk Niebel, do të informonet në rripin e Gazës për ecurinë e projekteve gjermano-palestineze, si dhe për një impiant për pastrimin e ujit të pijshëm.

(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment