Uniforma i mban larg Lojrave Olimpike 2012

Endrra e skuadrës kombëtare iraniane të futbollit për femra për të marrë pjesë në Lojrat Olimpike të Londrës 2012, me sa duket do të mbetet vetëm e tillë.
Eshtë FIFA ajo që e ka ndaluar kombëtaren iraniane të futbollit të femrave që të luajë në lojërat Olimpike 2012 nëse nuk ndryshon uniformën.

Uniforma konsiston në fanellë, tuta dhe një shami të bardhë që mbulon kokën e lojtareve dhe për këtë arsye nuk u lejua që Irani të luante kundër Jordanisë javën e kaluar, në një ndeshje klasifikuese për Olimpiadën e Londrës.

FIFA justifikoi vendimin e saj me rregullat që parashikojnë që në ndeshjet kualifikuese për Lojërat Olimpike as lojtarët dhe as stafi teknik nuk mund të përcjellin mesazhe që kanë lidhje me politikën, fenë apo mesazhe komerciale.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment